Botë

Gaza, reagimet ndaj njoftimit për pushtimin e Gazës

06.08.2025 18:09

Bashkësia ndërkombëtare është gjithnjë e më e shqetësuar për planet e Netanyahut...

Bashkësia ndërkombëtare është gjithnjë e më e shqetësuar për planet e Netanyahut për një pushtim të plotë të Gazës, të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka thënë se do të kishte pasoja katastrofike.
 
Ambasadori palestinez bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe dënon Izraelin, ndërsa ministri i Jashtëm izraelit kërkon lirimin pa kushte të 50 pengjeve, duke pretenduar se planet për të njohur shtetin palestinez kanë shkatërruar marrëveshjen me Hamasin.
 
“Vendimi i mundshëm i Netanyahut për të zgjeruar operacionet ushtarake është alarmues. Kjo do të rrezikonte pasoja katastrofike për miliona palestinezë dhe mund të rrezikonte më tej jetën e pengjeve të mbetura", u shpreh zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara Miroslav Jença.
 
“Ne hedhim poshtë çdo trajtim çnjerëzor dhe degradues të kujtdo, veçanërisht të atyre që mbahen robër. Që nga dita e parë, populli palestinez ka bërë thirrje për një armëpushim, për t'i dhënë fund kësaj lufte izraelite masakrash dhe urie kundër popullit tonë. Lirimi i pengjeve dhe i të burgosurve dhe rrjedha e menjëhershme dhe e papenguar e ndihmës humanitare në Gaza janë thelbësore”, theksoi vëzhguesi i përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur.
 
“Hamasi është gjithashtu përgjegjës për vazhdimin e kësaj lufte duke refuzuar ende të lirojë pengjet tona dhe të dorëzojë armët. Presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi ta. Ka vende që në ditët e ndjeshme të negociatave, duke bërë fushatë kundër Izraelit, duke njoftuar njohjen e një shteti virtual palestinez, i dhanë Hamasit dhurata dhe stimuj falas për të vazhduar këtë luftë. Ata e shkatërruan drejtpërdrejt marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimin”, u shpreh ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Saar.