Maqedoni
Ministria e brendshme, zbardhet vrasja në Kavadar
06.08.2025 18:32
Ministria e Punëve të Brendshme njoftojn se e kanë zbardhur tërësisht...

Ministria e Punëve të Brendshme njoftojn se e kanë zbardhur tërësisht rastin e zhdukjes së 42-vjeçarit I.I. nga Kavadari, Sipas njoftimit të Policisë, 42-vjeçari ishte vrarë nga vëllai i tij 43 vjeç me iniciale S.I.
Policia e Kavadarit ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër S.I. (43) nga Kavadari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vrasje”. Ai dyshohet se më 27.07.2025, në shtëpinë familjare në Kavadar, me një mjet metalik i ka shkaktuar plagë vëllait të tij I.I. (42) nga Kavadari, nga të cilat ai ka ndërruar jetë, dhe më pas trupin e tij e ka varrosur në një objekt ndihmës në oborrin e shtëpisë së përbashkët. Më konkretisht, dje (05.08.2025), motra e tyre V.O. (44) në orën 11:00 e ka raportuar në Policinë e Kavadarit zhdukjen e vëllait të saj I.I. Ndërsa në orën 13:00 ka raportuar se në objektin ndihmës në oborrin e shtëpisë së vëllezërve të saj, ku kishte shkuar me bashkëshortin, kishin vërejtur një gropë të mbuluar me dhe, duke dyshuar se ndoshta vëllai i saj i zhdukur mund të ishte varrosur aty. Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes dolën prokurori publik, zyrtarët policorë dhe përfaqësues nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup, si dhe nga një kompani funerale u hap gropa dhe u gjet trupi i pajetë i I.I.. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi dhe ekspertizë. Pas kontrolleve operative dhe marrjes së informacioneve dhe në koordinim me prokurorin publik, zyrtarët policorë e arrestuan S.I., të cilin më pas e dërguan në prokurori, ku gjatë bisedës zyrtare ai e pranoi veprën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
