Maqedoni
Kontrollet shëndetësore në mjeksinë e punës, Aliu: Do të evidentohen në formë elektronike
07.08.2025 14:07
Konstrollet shëndetësore të caktuara në sistemin Termini im...

Konstrollet shëndetësore të caktuara në sistemin Termini im në fushën e mjeksisë së punës do të evidentohen në formë elektronike. Këtë e bëri të ditur minsitri i shëndetësisë Azir Aliu, sipas të cilit evidentimi elektronik mundëson ruajtjen elektronike të vërtetimeve mjeksore të lëshuara dhe analizëne të dhënave në kohë reale.
“Sistemi mundëson regjistrimin nnë mënyrë elektronike të kontrolleve shëdnetësore që nevoiten për punësim, për aftësi shëdnetësore dhe psiko fizike që nevoiten për drejtimin e automjeteve motorike traktorëve dhe makinalve të punës, si dhe kontrollet për gjendjen shëdnetësore që nevoiten për posedim dhe mbajtje të armëve”, u shpreh minsitri i shëndetësisë Azir Aliu.
Parkingun në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, Aliu: Do të menaxhohet nga np “parkingu i qytetit”
Aziri njëherit paralajmëroi se në të ardhmen do të krijohet edhe portali i vençantë i punëdhënësve nëpërmejt E-shërbimeve, me qëllim të inicimit të kontrolleve shëndetësore për të punësuarit, integrimin dhe shfaqjen e dosjes shëndetësore tek shëndeti im, si dhe digjitalizimin e plotë të dokumenteve në lidhje me institucionet veçanërisht me MPB-në dhe agjencinë për punësim.
Misnitri i shëndetësisë njëherit paralajmëroi nënshkrimin e kontratës me drejtorinë e parkingjeve në Shkup për menaxhimin e parkingut në Klinikën Nënë Tereza në Shkup, ku do të dyfishohen kapacitetet e parkimit dhe do të jetë tërsisht i digjitalizuar.
“Ata kanë marr të gjitha lejet e nevojshme nga qyteti i Shkupit dhe nga bordi i institucionit, është definuar që pçarkingu të duket dhe të jetë një nga parkingjet që nuk ka në nivel të shtetit, tërsisht i digjitalizuar, parking i mençur. Në parking do të ketë hyrje të veçanta, sidomos në kardiologji pasi pacientët që kanë nevojë në kardiologji e dimë se aspekti kohorë është shum i rëndësishëm”, theksoi Aliu.
Sa i përket çmimit ende nuk është definuar thot ministri Aliu, sipas të cilit pritet që çmimi të jetë më i lirë se çmimet komerciale të parkingjeve në vend.
ABIBE QAILI
