Maqedoni

Banka Popullore, iniciativë për rritjen e shërbimeve bankare

07.08.2025 14:26

Banka Popullore me iniciativë për zgjerimin e shërbimeve...

Banka Popullore me iniciativë  për zgjerimin e shërbimeve që mund të përdoren përmes llogarisë pagesore me funksione bazë. Inovacionet përfshijnë: mundësinë e lejimit të mbitërheqjeve, mundësinë e të paturit  një llogarie pagesore me funksione bazë edhe nëse konsumatori ka llogari të tjera, si dhe një grup i zgjeruar shërbimesh falas ose me kosto të ulët - të cilat, përveç atyre të brendshme, do të përfshijnë edhe transferta elektronike ndërbankare, lëshimi i një karte debitore dhe deri në katër tërheqje parash në muaj nga bankomatet e bankave të tjera në shumë deri në 2.000 denarë për transaksion.
 
“Pas uljes së shpenzimeve për pagesat që realizohen mes klinetëve nga banka të ndryshme, Banka Popullore do të ngre iniciativë për ndryshimin e vendimit aktual ligjor, për llogarinë pagesore me funksione bazë, me çka do të mundësohet shfrytëzimi sa më i madh nga ana e qytetarëve për realizimin e pagesave në të gjitha bankat. Kjo llogari tek ne është përfshirë me Ligjin e shërbimeve dhe sistemeve pagesore. Për shkak të kufizimeve, nuk e ka arritur qëllimin e vet. Deri më tani janë hapur vetëm 140 llogari të tilla, që do të thotë se një numër i vogël qytetarësh i marrim shërbimet pagesore me kompenzim racional…Qytetarëve do t’ju mundësohet shfrytëzim i mbitërheqjes së lejuar përmes llogarisë pagesore me funskione bazë. Për momentin nuk është e lejuar shfrytëzimi i mbitërheqjes së lejuar që në situata të zakonshme ju nevojitet qytetarëve për pagesat e përditshme kur nuk kanë mjete të mjaftueshme vetanake”, u shpreh guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllavevski.
 
Sipas guvernatorit Sllavevski, Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e kompenzimeve për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme kanë njoftuan uljen e kompenzimeve për qytetarët dhe kompanitë.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU