Maqedoni
KQZ, e gatshme për organizimin e zgjedhjeve lokale
07.08.2025 14:45
Në bazë të rregullativave ligjore, Kuvendi zyrtarisht...

Në bazë të rregullativave ligjore, Kuvendi zyrtarisht duhet t’i shpallë zgjedhjet lokale më së voni deri të shtunën. Raundi I aprë I zgejdhjeve pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë, në komunat ku do të jetë i nevojshëm, është planifikuar të mbahet me 2 nëntor.
Nga Komisioni Qendror Zgjedhore kanë bërë të ditur se janë të përgatitur për mbarvajtjen e procesit zgjedhorë, ndërsa për të gjitha afatet e planifikuara opinion do të informohet në ditën e njëjtë pasi Kryetari I Kuvendit Afrim Gashi ti shpallë zgjedhjet lokale, tha kryetari I KSHZ Boris Kondarko në mbledhjen e 127 të këtij Komisioni.
“Duke pasur parasushë se jemi në një periudhë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, do ta informojmë opinionin në po të njëjtën ditë kur do të shpallen zgjedhjet, ku KSHZ do të mbanë mbledhje të veqant, ku pritet ta sjellim në përputhje me kodin zgjedhor afatet për të gjitha veprimet që nga fillimi deri në përfundimin e zgjedhjeve”, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.
Shehu, nga kodi zgjehdorë të hiqet termi jo rezident
Ndryshe nga zgjehdjet parlamentare në zgejdhjet lokale diaspora mund ta shfrytëzojë të drejtën e votes vetëm nëse udhëtojnë në vendlindje, pasi nuk organizohet votim në njësitë diplomatike konsulare.
Anëtarja e këti komision Ditmire Shehu, propozoi që në Kodin Zgjedhor të mos figuron banorë rezident dhe jo resident, por të qëndron vetëm fjalin banorë të përgjithshëm të asaj Komune, por kjo nuk u pranua.
“Propozoj një ndryshim e nenit 3, pika 2, te fjala ku thotë numrin e përgjithshëm të banorëve resident nga regjistrimi I vitit 2021, të zëvendësohet me numrin e përgjithshëm të banorëve të RMV, këtë e them për arsyje se e parë nenin 21 të Kodit Zgjedhor ku shumë qartë e tregon se vet kodi zgjedhor nuk I ndanë qytetarët në Rezident dhe jo-rezident, por thotë qytetarët që jetojnë në atë komunë. Që nën kupton se ata pasi kanë adres banimi janë banues, pa marë parasyshë a jetojnë në vend apo në diaspor”, theksoi anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.
Qytetarët do të zgjedhin kryetarë të Komunave dhe këshilltarë në 80 komuna, si dhe në Qytetin e Shkupit. Deri në fund të gushtit, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme prej 21,000 administratorësh për t’u angazhuar në bordet zgjedhore në rreth 3,500 qendra votimi.
Gjatë shtatorit, ata do ti nënshtrohen trajnimit dhe do të marrin udhëzimet e punës. Partitë që morën më shumë vota në zgjedhjet e fundit - VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe VLEN - duhet të propozojnë edhe 14,000 anëtarë të tjerë për këshillat zgjedhore. Arsyeja për përbërjen e re është mandati i skaduar i anëtarëve aktualë.
Komisionet komunale zgjedhore mbeten në përbërjen e tyre aktuale, pasi mandati i tyre zgjat edhe për një vit. Një nga afatet më të rëndësishme është inspektimi i Listës së Votuesve, i cili fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat 20 ditë.
Tani është e mundur ta bëjnë këtë, por lista përfundimtare e azhurnuar do të përgatitet menjëherë pas shpalljes. Buxheti për zgjedhjet lokale të vitit 2025 është 9.76 milionë euro.
FITIM KRYEZIU
