Maqedoni
LSM paga minimale të rritet në 500 euro, Sindikata e Gazetarëve kërkon rritje pagash
07.08.2025 15:04
Lidhja e Sindikatave kërkon rritjen e pagës minimale në 500 euro...

Pas mosdakordimin në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e qeverisë, një kërkesë të tillë sindikata ia ka adresuar edhe Kuvendit, ndërsa vlerësojnë se një kërkesë e tillë është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni.
Me kërkesë për rritjen e pagës minimale edhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias. Kjo sindikatë beson se është e nevojshme të rritet paga minimale, sepse shuma aktuale është e papërshtatshme për një jetë të mirë për punëtorët, përfshirë gazetarët dhe punonjësit e medias.
Organizata thekson se Qeveria dhe sindikatat po negociojnë për të ardhmen financiare të punëtorëve, në të cilën gazetarët dhe punonjësit e medias nuk duhet të lihen jashtë.
Sondazhi i fundit i gjerë nga Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, i publikuar në janar të vitit të kaluar, tregoi se më shumë se 50 përqind e punonjësve në media kanë të ardhura nën mesataren, dhe një pjesë e madhe e punonjësve varen nga shuma e pagës minimale të përcaktuar me ligj.
“Duke pasur parasysh se pagat në sektorin e medias mezi kanë lëvizur në dy vitet e fundit, mund të thuhet me siguri se tre të katërtat e të punësuarve në media tani janë nën pagën mesatare, dhe numri i atyre që janë me pagën minimale është në rritje. Për shkak të faktit se një pjesë e madhe e punonjësve të medias janë të lidhur drejtpërdrejt me nivelin e pagës minimale, ne, si përfaqësues legjitim i të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias, kërkojmë rritjen e saj sa më shpejt të jetë e mundur”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias.
Paga të denja për gazetarët dhe punonjësit e medias nënkuptojnë si gazetari profesionale, të pavarur nga qendrat e pushtetit, ashtu edhe një mbrojtëse të interesit publik dhe lirisë së medias dhe shprehjes, thotë Sindikata e Pavarur e Gazetarëve.
Institucionet e mbrojtes sociale, rriten pagat e të punësuarve për 20%
Ndërkohë Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe kryetarët e Sindikatës së Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare, Trpe Deanoski, dhe Sindikatë së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, kanë rënë dakord për rritjen e paga për 20% të punonësuarve në institucioneve publike për mbrojtje sociale.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e minsitrisë: “Me këtë Marrveshje Kolektive mundësohet rritje pagash prej 20% për të gjithë punonjësit, përfshirë edhe drejtorët e institucioneve publike të mbrojtjes sociale, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të tyre material dhe motivimit për kryerjen profesionale të detyrave të përgjegjshme”.
Përveç përfitimeve financiare, Kontrata i avancon edhe të drejtat e marrëdhënies së punës, i përforcon mekanizmat e mbrojtjes së punonjësve dhe e thellon dialogun social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.
ERSAN PAJAZITI
