Maqedoni

Zeqiri, ujësjelëësi në Tetovë nuk do të privatizohet

07.08.2025 15:27

Ujsjellsi në Tetovë nuk do të privatizohet...

Ujsjellsi në Tetovë nuk do të privatizohet, deklaroi drejtori i NPK Sharrit, Valon Zeqiri. Sipas tij si ndërmarrje publike punojnë për instalimin e orëmatësit të ri me qëllim të mbajtjes në kontroll të ujit dhe furnizimit me ujë të pijshëm në gjithë qytetin. Sipas Zeqirit aktualisht uji në Tetvovë po keqpërdoret nga kompanit e mëdha.
 
“Kemi hapur një tenderim me vlerë prej diku 12 milion denarë me çka do të sigurohen rreth 1000 ujëmatës që do jenë për firmat e mëdha në qytet. Desha të sqaroj rreth ujëmatësve se të njëjtët, do të financohen plotësisht nga Ndërmarrja Sharri, dhe spekulimet ku flitet se ndërmarrja e ujit do të shitet apo privatizohet, nuk janë të vërteta. Uji së pari nuk mund të privatizohet apo të shitet, ndërsa ujëmatësit do financohen gjithë nga ndërmarrja Sharri, si në këtë tenderim që u bë, do ketë njëjtë tenderim për lagjen 146 që ti furnizojmë me ujëmatës”, theksoi Valon Zeqiri, drejtor i NPK “SHARRI”.
 
Zeqiri, njëherit tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi ka ujë të bollshëm për pije. Ai më tej shtoi se ndërmarrjen e gjeti para një viti me humbje dhe me rroga të prapambetura, ndërsa sot sipas Zeqirit, situata financiare tani është stabile.
 
“Ndërmarrja “Sharri” u gjet në humbje prej 16 milion denarësh dhe me tre rroga minus, humbje kjo që brenda një viti u rregullua dhe arritën ti japim gjitha rrogat e punëtorëve, dhe kemi arritur që të kemi një saldo pozitive në bazë të raportit të fundit, prej rreth 4 milion denarësh”, deklaroi Valon Zeqiri, drejtor i NPK “SHARRI”.
 
Poashtu u paralajmërua se shumë shpejt pritet të zgjedhet problemi me ujin e pijshëm në përiferi të qytetit si në lagjet 146-të UCK-se, dhe të Drenovecit. Ndërsa po punohet në rrijetin e ri të ujsëjellsit edhe për lagjjen jashtë Vardarit, mjete këto të fituara nga kredia Hungareze.
 
VISARI SADIKI