Palët nuk afruan qëndrimet
Mbaroi pa marrëveshje konkrete edhe takimi i dyte I katër liderëve të partive politike ne vend...

Lideri I VMRO-së Nikolla Gruevski, ai i BDI-së Ali Ahmeti,i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi, edhe pas tre oreve bisedemi nuk ariten të përafrojn qendrimet që do të mundesonin daljen nga kriza e thelle politike.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi se nuk është aritur përafrimi I pozicinove pasi që nuk janë konfirmuar principet dhe kornizat ne baze te së ciles mund te filloje dialogu I vertet.
Zaevi sqaroi se nuk do të fillojne negociatat deri ne momentin qe nuk arrin marveshje per dy parime,e para te arihen principe per ate te cilet zhvillohet dialogu dhe e dyta,te arihet marveshje per garance se do te zbatohet marveshja eventuale.
“Ne tavolin u vendos propozim per tema diskutimi nga ana e BDI-se, por sigurisht u paralajmeruan tema edhe nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE dhe PDSH-ja. Nuk hapëm bisedime për temat, për shkak se së pari duhet të zgjidhin çështje të caktuara, dhe ato janë respektimin i parimeve të propozimeve, barazisë në pjesëmarrjen e të gjithve në vetë propoozimet dhe garancë se marrveshja eventuale do të implementohet. Natyrisht nuk ka hap përpara, por caktuam një takim të ri me 26 maj,duke e ditur se nesër do të takohet në Strasburg” – tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Lideri i VMRO-DPMNE-se, u largua pa dhënë deklaratë duke bërë të ditur se do të prononcohet sonte në tubimin partiak.
Edhe nga Bashkimi Demokratik per Integrim nuk prononcuan para mediave ndersa ne emer te PDSH-se u prononcua zedhenesi Luan Tresi, i cili paralajmeroi se ne takimin e radhes edhe kjo parti do te del me propozime konkrete.
“Ne kete takim kishte nje propozim konkret rreth nje korrnize te pikave qe do të diskutoheshin. Pjese te atyre pikave per PDSH-ne jane te pranueshme, por gjithsesi që ne në takimine rradhës i cili u caktua te mbahet ditën e martë me 26 maj do të vëmë në tavolin edhe pikat tona për të cilat mendojm se duhet të bisedohet” – tha zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.
Sipas LSDM-se, propozimi i Ahmetit eshte i njejti me ate te takimit te pare, por idorzuar ne forme te shkruar, ne te cilen propozohet rikonstruimi i qeveris dhe formimi i grupeve punuese te cilet do te shqyrtonin kerkesat e tjera te opozites. Por social demokratet nuk pranojn grupet e tilla punuese sepse vlersojn qe nuk kane legitimitet politik. Per çfar do dialog politik, LSDM-ja kerkon si garanc qeverin kalimtare.
Ndersa edhe sote vezhgues te takimit mes kater lidereve politik ,ishin ambasadori I SHBA dhe ai I Bashkimit Evropian ,te cilet nuk dhane asnje propozim por vetem degjonin pozicionet e partive politike.Takimi I radhes mes kater lidereve politik eshte caktuar me date 26 ne te njejten ore dhe ne te njejtin vend, ndersa VMRO dhe LSDM do te takohen neser ne Strazburg. (Sanije Kasami, TVM2)
