Botë
Uria po merr jetë njërëzish në Gazë, Netanyahu me plan për pushtim të plotë
07.08.2025 16:13
Organizatat humanitare dhe zyrtarë ndërkombëtarë vazhdojnë të reagojnë se Izraeli...

Organizatat humanitare dhe zyrtarë ndërkombëtarë vazhdojnë të reagojnë se Izraeli po e përdor urinë dhe etjen si armë. Nën sulme dhe rrethim të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmave humanitare, Rripi i Gazës po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë të ujit, barnave, materialeve mjekësore dhe mjeteve higjienike.
Rastet e vdekjeve nga uria, veçanërisht tek fëmijët, janë në rritje. Edhe katër palestinezë të tjerë, mes tyre një fëmijë, kanë vdekur nga uria gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e viktimave në 197, prej të cilëve 96 janë fëmijë. Në një postim në profilin e tij, Munir al-Bursh, nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, informoi për personat që kanë vdekur nga uria në Gaza.
"Vdekjet e lidhura me urinë vazhdojnë në Gaza. Secili prej këtyre fëmijëve është një ëndërr e vrarë para se të rritej. Çdo viktimë është një dëshmi e krimit të heshtur që e kreu bota”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë në Gaza, Munir Al-Bursh.
Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët po luftojnë për të mbijetuar në çadra të improvizuara, ku furnizimet higjienike janë të pakta, tualetet dhe lavamanët të papërshtatshëm, duke shkaktuar përhapjen e sëmundjeve infektive.
“Gjendja shëndetësore e fëmijëve të mi është e përkeqësuar. Ata vuajnë nga uria. Sdijmë çtë bëjmë, nuk mund tua përmirësojë gjendjen e tyre”, theksoi prindi nga Gaza.
Ndërkohë kryemisnitri izraelit Netanyahu ka paralajmëruar se sonte do ta thërret kabinetin ushtarak në një takim ku pritet të miratohet plani për pushtimin e plotë të Gazës dhe vazhdimin e luftës. Familjet e pengjeve kërkojnë nga forcat izraelite të mbrojtjes që të kundërshtojnë zgjerimin e ofensivës dhe bëjnë thirrje për protesta masive.
Nga ana tjetër OKB paralajmëron se situata në Gaza është më shumë se katastrofale, duke marr parasysh se ushtria izraelite, ka shkatërruar 88% të Gazës duke rrënuar infrastrukturën civile. Që nga 7 tetori i vitit 2023 të paktën 61.158 palestinezë janë vrarë dhe 151.442 janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
ARMEND MURSELI
