Maqedoni
Qeveria, të ulen 10-15% çmimet e pajisjeve shkollore
07.08.2025 16:58
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka sellur vendim që t’u kërkojë tregtarëve...

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka sellur vendim që t’u kërkojë tregtarëve uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë.
Me këtë vendim, tregtarët me pakicë dhe shumicë që shesin mjete shkollore, përkatësisht çanta shpine dhe çanta dore, fletore, blloqe, kolazhe, lapsa dhe stilolapsa, ngjyra druri dhe vajore, plastelinë, ngjyra, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse dhe goma, gërshërë, penale, ngjitës, kompasa, kalkulatorë, etj obligohen që produktet e tyre t’i shesin me çmim të kufizuar, përkatësisht të ulur, për së paku 10% në shitjen me shumicë dhe së paku 15% në shitjen me pakicë.
Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht 2025 deri më 15 shtator 2025, ndërsa tregtarët janë të detyruar që, përveç çmimit të ri të ulur, të shënojnë edhe çmimin e mëparshëm që ka qenë në fuqi më nji qershor 2025, i cili merret si çmim bazë për llogaritjen e uljes. Gjithashtu, para hyrjes së objektit tregtar ose në një vend të dukshëm brenda dyqanit, duhet të vendoset një poster me format jo më të vogël se A3, me mbishkrimin
“Më pak shpenzime, më shumë për ty”, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe mbishkrimin: ZBRITJE NË MJETE SHKOLLORE, së paku 15%. Njëherit në mbledhjen e Qeverisë për shkak të gjendjes me paraqitjen e zjarreve, është marrë vendim për zgjatjen e gjendjes së krizës për një periudhë prej 30 ditësh.
