Maqedoni

Ministria e Energjetikës, shpallet thirrja për kondicionerë inverter

07.08.2025 17:21

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale...

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar shpalljen për kondicionerëve inverter për familjet në nevojë.
 
“Masa po realizohet në përputhje me Programin për Ndryshime dhe Plotësime të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë për vitin 2025. Sipas shpalljes publike për mbështetje të familjeve që bien në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, me qëllim promovimin e efikasitetit energjetik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, familjet që plotësojnë kushtet do të kenë të drejtë për një kondicioner inverter të blerë dhe të instaluar me fuqi prej 3.5 kilovatë dhe klasë energjetike prej të paktën A+”, informon Ministria e Energjetikës.
 
Afati për aplikim është 60 ditë nga data e publikimit të shpalljes në një gazetë ditore. Për luftë kundër varfërisë energjetike Ministria e Energjetikës ndan 170 milionë denarë.