Maqedoni
Tripunovski, bujqve u janë ndarë mbi 407 milion denarë
07.08.2025 17:44
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se ka ndarë mbi 407 milionë denarë...

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se ka ndarë mbi 407 milionë denarë për rreth tetë mijë bujq në të gjithë vendin.
Minsitri i Bujqësisë Cvetan Tripunoski bëri të ditur se ndarja e këtyre mjeteve është bërë në kuadër të programit për mbështetje financiare për vitin 2024.
“Sot janë shpërndarë mbi 407 milionë denarë për afërsisht 8,000 bujq që janë në regjistrat tonë. Janë paguar mbi 259 milionë denarë për 4,133 bujq nga nënmasa 1.7, që përfshin kulturat kopshtare të dorëzuara në kapacitetet përpunuese, si pjesë e programit të mbështetjes financiare për vitin 2024. Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat kopshtare”, tha minsitri Tripunoski.
