Protesta e opozitës, protestuesit e kaluan natën para qeverisë
Anëtarë dhe simpatizantë të opozitës maqedonase, LSDM-së, natën e kanë kaluar para qeverisë së Maqedonisë duke fjetur në tendat e ngritura në bulevardin para ndërtesës së ekzekutivit, pas përfundimit të protestave të djeshme, të cilat u organizuan para qeverisë...

Në mesin e protestuesve, që e kaluan natën në tenda para qeverisë, ka qëndruar dhe lideri i opozitës Zoran Zaev.
Protestuesit ardhur nga më shumë qytete të Maqedonisë kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para qeverisë deri kur të japë dorëheqje kryeministri Nikolla Gruevski.
Ata thonëse çdo ditë e kaluar nën qiell të hapur do të jetë e përmbushur me program edukativ dhe argëtues. Sipas tyre do të performojnë grupe muzikore, do të transmetohen filma, do të organizohen aktivitete sportive si dhe do të mbahen edhe fjalimet nga personalite të ndryshme publike. Rruga në të cilën janë vendosur tendat është e mbyllur për qarkullim. Protestuesit thonë se nuk do të lëvizin nga tendat e tyre.
Ata presin që në ditët në vijim tu bashkëngjitën akoma më shumë qytetar. Në përpjekje për ta zgjidhur krizën politike në Maqedoni është kyçur edhe faktori ndërkombëtarë. Nesër në Strasburg, pritet të zhvillohet takimi i kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikolla Gruevski simpatizuesit e tij i ka ftuar në një kundërprotestë e cila do të mbahet sonte para ndërtesës së kuvendit. (Naim Ramadani, TVM2)
