Maqedoni

Durmishi, shporta shkollore, ulet për 15 %

08.08.2025 14:57

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi “shportën shkollore”...

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi “shportën shkollore” që u miratua nga ana e Qeverisë. Kjo masë do të jetë e vlefshme nga 15 gushti deri më 15 shtator 2025, e ku parashikon një ulje të çmimeve të materialeve shkollore me 10 përqind në shitjen me shumicë dhe 15 përqind në shitjen me pakicë.
 
Ministri Durmishi poashtu shtoi se masa vlen për të gjitha llojet e dyqaneve që shesin materiale shkollore, ndërsa përfshihen të gjithë materialet shkollorë që nga çantat e shpinës e deri tek gomat.
 
“Asnjë nxënës nuk duhet të privohet nga kushtet themelore për arsim cilësor, për arsyje se familja e tij nuk mund ti mundësoj gjithçka që I nevojitet në fillim të vitit shkollor. Sot po promovojmë masë të re “Shportën shkollore”, me të cilën lehtëson shpenzimet për të gjithë prindërit. Vendimi parasheh detyrim për të gjithë tregtarët si me shumic, ashtu edhe me pakic që ti ulin çmimet e paisjeve shkollore edhe atë të paktën 10 për qind në tregtin me shumic, dhe të paktën 15 për qind në tregtin me pakic”, u shpreh ministri i ekonomisë Besar Durmishi. 
 
Në çdo produkt do të shënohet mbishkrimi “Më pak kosto, më shumë për ju”, në mënyrë që konsumatorët të kenë një pamje të plotë dhe transparente. Shporta synon mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor, dhe e njëjta vitin e kaluar ishte jashtëzakonisht e suksesshme, ndërsa janë në komunikim të vazhdueshëm me Inspektoratin e Tregut, që të kryhen kontrollet të vazhdueshme, me qëllim që mos të ketë shkelje në mos respektimin e masës.  
 
“Shporta shkollore e vitit të kaluar ishte jashtëzakonishtë e suksesshme, e vendosur më 3 shtatorë të vitit 2024, ajo rezultoi me uljen e çmimeve nga 20 deri më 50 për qind, ndërsa ulja mesatare ishte nga 25 deri më 30 për qind, Ndërsa sa I përket Inspektoratit Shtetëror të tregut, që në momentin që Qeveria e RMV ka sjellë vendim, ai është I obliguar që të del në terren, dhe të sheh se a respektohet kjo masë, apo jo, aty ku nuk do të respektohet vendimi normalishtë se do të ketë xhoba në bazë të ligjit”, theksoi Durmishi.
 
Sipas një analize thuhet se kursimet për nxënës nga shporta shkollore e vitit të kaluar arritën në 750 deri në 2,000 denarë. 
 
FITIM KRYEZIU