Maqedoni
Trendafillov: Inflacioni po rritet Qeveria të merr masa
08.08.2025 15:16
Inflacioni po rrritet, shporta minimale sindikale është shtrenjtuar për 10 përqind...

Inflacioni po rrritet, shporta minimale sindikale është shtrenjtuar për 10 përqind, prandaj Qeveria duhet të merr masa, vlerëson kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafillov.
Sipas tij masat janë të nevojshme pasi paralajmërimet ndaj tregtarëve dhe distributorëve nuk po japin rezultate.
“Çdo ditë që u lënë dhe i paralajmërojnë e shohim se inflacioni po rritet, është shtrenjtuar për 10% vlera e shportës minimale sindikale. Pas përfundimit të masave për tre muaj e shohim se inflacioni fillon të rritet dhe jeta e punëtorëve për çdo ditë po bëhet më e vështirë. Masa e fundit mund të përsëritet, me kufizimin e marzhës në 10% dhe dëshmoi se çmimet për 10% u ulën. Duhet pasur parasyshë se pas përfundimit të masës për 10% u shtrenjtua shporta për ushqim dhe pije. Kjo dëshmon se ka dhënë rezultat. Nuk e di se çka po pritet. Ndoshta po pritet shtrenjtim për 20% që më pas të ulet për 10%, të kenë fitim për 10%”, u shpreh Sllobodan Trendafillov nga LSM.
Të punësuarit në Florakom dhe Luna, protesta pasi nuk kanë marr rrogën e qershorit
Këto komente Trendafillov i bëri në protestën e të punësuarve në ndërmarrjet Florakom dhe Luna, kompani simotra me ndërmarrjen Parqet dhe Gjelbërimet. Ata kanë bllokuar Bulevardin Ilinden në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave.
Ata akohen se nuk u janë paguar pagat për muajin qershor dhe korrik si dhe nuk u është paguar sigurimi shëndetësorë. Gjashtëdhjetë e tre të punësuarit e Florakom dhe Luna janë të vendosur të vazhdojnë me bllokadën në bulevarin Ilinden në Shkup deri sa ti marrin rrogat që u takojnë.
ABIBE QAILI
