Maqedoni

Në komunën e Çairit, perurohet hapja e kopshtit për fëmijë ”Bambi”

08.08.2025 15:35

Në komunën e Cairit u bë hapja e kopshtit për fëmijë”bambi”...

Ky objekt ka kapacitet për 350 fëmijë dhe 21 klasa të ndërtuara dhe të pajisura sipas standardeve moderne europiane me kushte të sigurta edukative për fëmijët.
 
Të pranishmit theksuana rëndësinë e hapjes së  këtij objekti të nevojshëm për  edukimin e gjeneratave të reja  prej moshës së hershme. 
 
“Sot kemi nderin dhe privilegjin të hapim zyrtarisht objektin më të madh në rmv ,objektin bambi.Një projekt që simbolizon përkushtim vision dhe dashuri për fëmijët tanë….jam mirënjohëse për prkrahjet institucionale që na kanë mundësuar për këtë projekt madhor”, u shpreh drejtoresha e kopshtit “Fidani”, Gzime Bakiu.
 
“Si institucione publike kemi përgjegjësinë jo vetëm të ofrojmë hapësira fizike por të ndërtojmë mundësi të barabarta për çdo fëmijë që nis rrugëtimin e vet jetësor .Pikërisht për këtë arsye politika jonë arsimore fokusohet në projektet konkrete që kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë”, theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu. 
 
“Si Qeveri dhe ministri mbetemi të përkushtuar ndaj zotimit që cdo fëmijë të ketë qasje në përkujdesje dhe arsim cilësor pa marrë parasysh nëse jeton në qytet apo nga ndonjë fshta i vogël. Prandaj vazhdojmë me ndërtimin dhe renovimin e institucioneve parashkollore në mbarë vendin tonë”, u shpreh ministri i politikës sociale, demografisë dhe të rinjve Fatmir Limani.
 
“Ky objekt ka kushtuar afër 2 milion euro janë ndarë nga Qeveria mbi 3 milion e gjysëm euro për ndërtime kështu të njejta për të shkuar në histori barakat dhe ndërtesat  e vjetra komuniste në Cair që ishin me kushte jo të mira për gjeneratat e tashme dhe të ardhme.Kështu njejt duam ti fillojmë në vijim cerdhen “Vesëza”,cerdhen “Borëbardha”, theksoi Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti. 
 
Kryetari I komunës së Cairit Visar Ganiu poashtu theksoi se në Kopshtin “Bambi” përveç grupeve në gjuhën shqipe do të funksionojnë edhe grupet në gjuhën turke dhe boshnjake duke garantuar qasje të barabartë në edukim për të gjithë fëmijët që jetojnë në Cair tha Ganiu.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI