Maqedoni
Gjuha e urrejtjes dhe të palejuarat në ndeshje, Mexhiti: Gjykatat të jenë në nivelin e duhur
08.08.2025 15:54
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kërkon nga Gjykatat...

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kërkon nga Gjykatat që të jenë në nivelin që kërkohet kur bëhet fjalë për shqiptim dënimesh. Duke folur për rastin e dënimit të një perosni për shkak të flamurit së Shqipërisë së Madhe me mbishkrim, autokton, tha se është në dijeni se është ngritur padi edhe për rastin e Kumanovës, ku njëherit potencoi se akti në ndeshjen mes Shkëndisë dhe Karabakut, nuk është i njëjti me thirrjet antishqiptare dhe ksenofobe në Kumanovë. Përshëndet dënimin ndaj gjuhës së urrejtjes që erdhi nga institucionet shtetërore.
“Sa e di është ngritur aktpadi edhe ndaj rastit në Kumanovë... Po duhet ta kemi parasysh që gjyqësia nuk është në nivelin e duhur të detyrës. Shpeshherë aty ku duhet nuk vepron, aty ku s’duhet e tepron. Është me rëndësi që institucionet ishin të njëzëri, që pa marrë parasysh nga kush vjen thirrja raciste ksenofobe, duhet të dënohen. Çështja që nuk mund të barazohet sepse thirrjet në Kumanoë ishin plotësisht raciste dhe antishqiptare”, u shpreh Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.
Zëvendëskryeministri bën thirrje për t’i respektuar vlerat e njërit -tjetrit, t’i ikim sa më larg thirrjeve raciste, nacionaliste, sepse këto sjellje sipas tij, mund të ndikojnë negativisht në bashkëjetesën shoqërore.
NERMIN MUALAKU FEJZULLAHU
