Botë

Sulme të reja dhe viktima në Ukrainë, Putin takim po me Zelenskyn, por vendos kushte

08.08.2025 17:03

Sulme të reja dhe viktima në Ukrainë...

Në sulmin e fundit rus me dronë pa pilot, kanë vdekur 3 persona në periferi të Kievit. Afati që presidenti amerikan i dha Putinit për t’u ulur në tryezën e negociatave ose për të përballuar sanksionet ka dhënë rezultat.
 
Presidenti rus ka pranuar takim me Trump dhe nuk përjashton takim edhe me presidentin ukrainas, por me kusht që më parë të plotësohen kushtet për pranimin e referendumeve në rajonet ukrainase.
 
“Unë vazhdimisht përsëris se nuk kam asgjë kundër kësaj mundësie për takim me Zelenskin, por për këtë duhet të krijohen kushte të caktuara. Fatkeqësisht, ne jemi larg nga kjo”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
 
“Jo, nuk duhet të takohet. Ata duan të takohen me mua dhe unë do bëj gjithçka që të ndaloj vrasjet”, theksoi presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
 
Presidenti ukrainas Zelenski, nga ana tjetër, insiston që në negociata të përfshihen edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
 
“Të gjithë e dinë që vendimet kyçe në Rusi i merr një person që frikësohet nga sanksionet amerikane, dhe është e drejtë që Ukraina të jetë pjesëmarrëse në negociata. Kjo do të thotë se formati i takimeve, takimi i liderëve, në praktikë është një format trilateral”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Nga BE-ja thonë se nuk janë të ftuar për të marrë pjesë në një samit ku do të jenë përfaqësues rusë, ukrainas dhe amerikanë për të vendosur fundin e luftës. SHBA theksuan se rindërtimi i Ukrainës do të bie mbi shpatullat e BE-së, ndërsa SHBA do të investojnë vetëm në shfrytëzimin e mineraleve të rralla nga Ukraina.
 
ARMEND MURSELI