Gjenden dy persona të vdekur në Gjevgjeli
MPB njofton se në një shtëpi në Gjevgjeli janë gjetur të vdekur...

MPB njofton se në një shtëpi në Gjevgjeli janë gjetur të vdekur dy persona në shtëpitë e tyre.
“Më 07.08.2025 në orën 11:20, në NJPB Gjevgjeli është denoncuar se në shtëpi në Gjevgjeli, është gjetur i pajetë I.G. (45) nga Gjevgjelia. Mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i NJPB Gjevgjeli”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën ditë nga MPB thonë edhe një person tjetër është gjetur i vdekur në shtëpi.
“Më 07.08.2025 në orën 16:35 në NJPB Gjevgjeli u denoncua se në shtëpi në Gjevgjeli u gjet i pajetë M.R. (45) nga Gjevgjelia. Mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i NJPB Gjevgjeli”, thonë nga MPB.
