Shëndetësi, Odës së Stomatologëve i merren licencat

09.08.2025 16:31

Ministria e Shëndetësisë merr vendimin...

Ministria e Shëndetësisë merr vendimin për heqjen e përkohshme të licencave të Odës së stomatologëve dhe ky vendim sipas ministrit të dikasterit, Azir Aliu, është bazuar në fakte dhe rekomandimet e komisionit profesional, i cili ka regjistruar parregullsi, shkelje në vazhdimin e licencës dhe poashtu ka dyshime për keqpërdorim financiar.

Duke numëruar arsyet e këtij vendimi, Aziri, theksoi se ky hap nuk është ndëshkim por fillim i reformave, dhe sipas tij vendimi do të vlejë derisa të vendoset një sistem që funksionon ligjërisht, transparent dhe profesional.

Ai shton gjithashtu se oda ka patur mundësi t’i korrigjojë këto mangësi, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë.

“Inspektimet dhe dokumentet zbuluan shkelje serioze, edukime të organizuara nga shoqata të paregjistruara dhe certifikata që janë përdorur në mënyrë të parregullt për vazhdimin e licencave, kontrata të nënshkruara në mënyrë retroaktive, në kundërshtim me ligjin, vendime dhe dokumente pa nënshkrim  dhe me dokumentacione të pavlefshme, injorim të masës së përkohshme të vendimit përfundimtar të Gjykatës kushtetuese për më shumë se një vit, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kushtet për kualifikim të vazhdueshëm profesional ishin përcaktuar në kundërshtim me ligjin.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Aliu u prononcua edhe për çështjen e parkingut ku tha se nga dita e parë e tij prej ministri është vënë në zgjidhjen e këtij problemi dhe punon në këtë angazhim për të siguruar vend parking për çdo pacient dhe të punësuar, ndërkaq nuk është në dijeni sa mund të kushtojë çmimi për parking, sepse kjo kosto sipas tij caktohet nga infrastrukutra dhe mirëmbajtja. (Nermin Mulaki, TVM2)