Aksion policor në D. Hisar shkakton reagime, do të veprojë kontrolli i brendshëm në MPB
Kontrolli policor në shtëpinë e drejtoreshës Maja Llozanovska...

Kontrolli policor në shtëpinë e drejtoreshës Maja Llozanovska dhe në shkollën, “Krste Petkov Misirkov” në Demir Hisar ka shkaktuar një lumë reagimesh. Aksioni ka qenë i zbatuar për shkak të dyshimit të falsifikimit dhe prishjen e regjistrave të punës dhe vulës zyrtare, për të cilat Llozanovska thekson se janë në kasafortën e shkollës.
“Procedura ligjore për sigurimin e kontrollit të shtëpisë dhe hapësirave tjera është respektuar plotësisht. Zbatimi i urdhërit është në kompetencë të shërbyesve policor. PTHP Manastir nuk ka lëshuar urdhëresë për arrestim apo hetim të shpejtë për rastin konkret”, thuhet në njoftimin e Prokurorirë Publike.
Pikërisht kjo ka qenë shkak për reagime të ashpra, pasi edhe avokati i Llozanovskës publikoi një video nga kontrolli, ku dëgjohet një shërbyes policor, i cili insistonte që Llozanovksa të dërgohet në bisedë informative në stacionin policor, edhe pse ajo ka shfrytëzuar pushim mjekësor, ndërsa një urdhër i tillë nga ana e Prokurorisë nuk ka pasur.
“Paligjshmëri në procedurën nga ana e punonjësve policor, veçanërisht nga ana e eprorit të RPB Demir Hisar, para se gjithash prokurori publik është mashtruar nga ana e parashtruesit të kallëzimit, me qëllim që të veprohet, me çdo kusht të kryhet kontroll në shtëpinë e drejtoreshës. Edhe urdhëri nenvizonte se kontrolli mund të kryhej në 15 ditët e ardhshme, në çdo kohë me vlerësim të personave zyrtarë” – tha përmes linjes telefonike, Zharko Stojanovski.
Nga MPB theksojnë se po vepron reparti për kontroll të brendshëm.
“Sa u përket reagimeve në lidhje me veprimet e punonjësve të policisë gjatë kohës së kontrollit, Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, morri masa dhe aktivitete adekuate”, theksojnë nga MPB.
Reagon LSDM, duke thënë se Llozanovska është cak i përndjekjes politike.
“LSDM kërkon ndalimin urgjent të ndjekjes së paligjshme ndaj drejtoreshës së shkollës së Mesme në Demir Hisar, Maja Lozanovska dhe përgjegjësi për të gjithë ata që e keqpërdorin policinë” – tha Metodija Ilievski nga LSDM.
Sipas kësaj partie qëllimi është që Llozanovska të shkarkohet para zgjedhjeve, ndërsa autoritetet lokale theksojnë se po veprohet në bazë të vendimeve të Isnpektoriatit të Arsimit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
