Situata në Gazë, jetë të humbur, rron uria dhe shpërngulja

09.08.2025 19:23

Të paktën 10 palestinezë kanë humbur jetën...

Të paktën 10 palestinezë kanë humbur jetën gjatë sulmeve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, përderisa po prisnin ndihmat humanitare, njoftojnë nga agjencia për mbrojtje civile të territorit.

Tmerri i palestinezëve vazhdon edhe me shpërnguljen nga një vend në tjetrën, ndërkaq shumica e qytetarëve, kalojnë netët dhe ditët në tenda të mbingarkuara. 

“Gaza është e okupuar, ne jemi të shpërngulur dhe kjo ka ndodhur disa herë, ndërkaq ata bëjnë thirrje për më tepër okupim. Ku duhet të shkojmë tani? Nuk ka vend. Në pjesën veriore të Gazës ka rreth një milonë njerëz. Ku do të shpërndahen? Situata është shumë e vështirë.” – tha një banorë i Gazës.

“Shtëpitë janë të rrënuara. Jetojmë në tenda, njëra pranë tjetrës. Shpërngulemi nga një vend në tjetrin. Nuk ka më vend ku të qëndrojmë. Jemi shumë të frikësuar.” – u shpreh një banore e Gazës.

Kryeministri izraelit po përballet me presion ndërkombëtar për të siguruar një marrëveshje të armëpushimit që do t’i shpëtonte mbi dy milionë banorët e territorit nga pragu i urisë dhe do të siguronte lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e grupit Hamas.

Një ditë më parë kabineti i sigurisë në Izrael miratoi planet për të zgjeruar ofensivën ushtarake në enklavën palestineze, duke synuar kontrollin e plotë mbi qytetin e Gazës.

Për këtë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thirrur mbledhje urgjente që  është planifikuar për të dielën, në ora 10:00 sipas kohës së Nju Jorkut, ku do të diskutohet mbi zhvillimet në Gaza. (Nermin Mulaki, TVM2)