Gostivar, arrestohet një person, në shtëpinë e tij u gjet drogë dhe kokainë
10.08.2025 13:25
Nga Ministria e Punëve të Brendshme...

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:40 në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria O.B (43) nga Banjica e Poshtme.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe hapësirave përreth shtëpisë dhe në lokalin e tij në fshat, i kryer me urdhër nga gjykata, është gjetur drogë kokainë.
Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.
