Kumanovë: Mungojnë gjakdhuruesit, por situata është stabile!
10.08.2025 14:19
Të dhurosh gjak është akt human....

Të dhurosh gjak është akt human. Të nesërmen, mbase edhe mund të shpëtosh një jetë, një person që nuk e njeh e që kurr nuk e ke parë, por që mund t’ia shpëtosh jetën.
Në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, vazhdimisht dhe pandërprerë rrjedh procesit i dhurimit të gjakut nga njerëz human të cilët rregullisht dhurojnë gjak, që bën që situata të jetë stabile.
Por, nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, për TVM2, theksuan se gjatë pushimeve verore shqetësuese paraqitet fakti se po mungojnë dhuruesit e rinjë të gjakut, si pasojë e migrimit të tyre në vendet evropiane, gjithashtu mungojnë edhe aksionet për dhurimin e gjakut, kjo për arsye se shumica e institucioneve janë në pushime, si shkollat, fakultetet e kështu me rradhë.
“Momentalisht jemi në periudhën verore kur edhe rezervat e gjakut në përgjithësi janë pak të zvogëluara për shkak të disa arsyeve, janë ndërprerë aksionet e gjak-dhurimit nër shkolla, numër i madh i të rinjëve kanë shkuar në punë sezonale si në vendet perëndimore por edhe në vendet fqinje sin ë bregdete, kurse nga ana tjetër kanë ardhur edhe gurbetçarët tanë me çka përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullatës ku edhe gjatë kësaj periudhe ka më shumë aksidente se sa periudhën tjetër të vitit. Prandaj i lus të gjithë gjak-dhuruesit, gjithë ata që e kanë humanitetin mbi të gjitha që të vijnë të dhurojnë gjakë e që mos të vije deri te kriza me gjakë”, - theksoi Dr. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.
Mirëpo, edhe përkundër këtyre sfidave të përkohshme dhe ballafaqimit me mungesën e gjak-dhuruesve, nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, thonë se situata vazhdon të jetë stabile me njësitë e gjakut.
“Momentalisht qëndrojmë mirë me njësitë e gjakut por rezervat janë pak sa të zvogëluara nuk ka vend për panikë, por është mirë që cdo herë të kemi gjakë reserve sepse një njësi e gjakut duhet 48 orë të kaloj me qëllim të bëhet gati për pacientin e rradhës, pacienti në sallën e operimit nuk ka kohë ta pret njësinë e gjakut kurse njësia e gjakut mund ta pres pacientin, andaj gjak-dhurimi familjar nuk është shumë i rekomanduar sepse pasi të ndodhë rasti është pak vonë që të mobilizohen familjarët për të dhuruar gjak por është më mirë të dhurohet paraprakisht dhe gjatë nevojës të ketë gjak rezervë, gjegjësisht të kemi gjakë të ruajtur e që të mund ta pranojë pacienti”, - u shpreh Dr. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.
Ndryshe, Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë pëderisa vite të tëra funksionon pa asnjë problem, shqetësimin dhe numrin më të ulët të dhuruesve të gjakut e hasi gjatë periudhës së Pandemisë së Korona Virusit, kur aksionet për dhurimin e gjakut ishin ndërprerë për shkak të mos përhapjes së virusit. (Fatlum Aqifi, TVM2)
