Situata me zjarret, katër aktive, katër të shuara, asnjë nën kontroll
Gjithsej tetë zjarre në hapsirë të hapur...

Gjithsej tetë zjarre në hapsirë të hapur në tërë territoritn e shtetit, raportojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, prej të cilave katër ende janë aktive dhe katër të tjerë janë shuar. Zjarret kanë kapluar pyje të përziera, barë të thatë, kashtore, deponi, vegjetacion dhe plehëra. Nga ky organ njoftojnë se për momentin nuk ka asnjë zjarr që duhet të mbahet nën kontroll.
Më 10.08.2025, deri në orën 13:00, në territorin e RMV-së ka gjithsej 8 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat 4 janë aktive dhe 4 janë të shuara.
AKTIVE: 4
1. Komuna e Brodit – Parku Kombëtar Jasen
2. Komuna e Kumanovës – fsh. Ramanovcë
3. Komuna e Krushevës – në territorin e fsh. Buçin
4. Komuna e Sarajit – mes fsh. Kopanicë dhe Rashçe
TË SHUARA: 4
1. Komuna e Strugës – mes fsh. Bixhevë dhe Livadhi
2. Komuna e Gostivarit – fsh. Balindoll
3. Komuna e Gjevgjelisë – përgjatë rrugës Gjevgjeli - Bogdancë
4. Komuna e Shën Nikollës – fsh. Erxheli. - thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Përkujtojmë se për t’iu shmangur rreziqeve, në vendin tonë është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit. Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës, vendi është përballur me shumë zjarre në pyje. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
