Shkon në tre numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjilanit...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjilanit, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Fillimisht u raportuan dy të vdekur dhe dy të plagosur; njëri nga të plagosurit, që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, humbi jetëmn pak më vonë, duke e çuar bilancin në tre viktima.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konfirmuar autoritetet në Kosovë.
Sipas informacioneve të para, mes viktimave janë edhe babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani.
Burime mirëinformuara i thanë Nacionales se i dyshuari kryesor është Mefail Shkodra, i cili më herët është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “fajde”.
I dyshuari është në arrati. Policia e Kosovës është në kërkim. I njëjti ka qenë i ndaluar më parë për fajde.
