Takimi i paralajmëruar Trump-Putin, Zelenski: S’pranojmë marrëveshje që ndanë Ukrainën

10.08.2025 20:40

Donald Tramp dhe Vlladimir Putin...

Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, të premten e ardhshme pritet të takohen  në Alaskë ku është paralajmëruar ndonjë  plan i paqes, për Ukrainën. Por Presidenti Zelenski ka thënë se çdo projekt që parasheh humbje të territorit është i papranuar. 

Ai njëherit potencon nevojën e paqes  dinjitoze, dhe kjo sipas tij mund të arrihet me ndihmën amerikane, por shton se nuk do të lejojë të plotësohen dëshirat e Putinit dhe se s’do të ketë vendim për Ukrainën pa e pyetur këtë vend dhe ukrainasit.

“Putini e pati mjaft marrjen e Krimesë që çoi drejt okupimit të Donjeckut, kur mbodhën trupa në kufij e që i parapriu luftës së tërë dhe okupimit të pjesëve tjera të Ukrainës. Tani Putini dëshiron që t’i falet okupimi i Kersonit jugor dhe Zaporozhjesë. Nuk do të lejojmë që Rusia ta ndajë Ukrainën.” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Humbjen e territorit nuk e duan as ukrainasit.

“Që të ndalet vdekja e njerëzve, duhet të ndalen operacionet luftarake, të arrijmë ndonjë lloj marrëveshje, por pa u dorëzuar territoret tona.” – tha një banore e Ukrainës.

“Duhet të marrim kompensim për humbjet dhe dëmshpërblim lufte. Nuk mund të japim gjithçka dhe në kthim të mos marrim asgjë.” – deklaroi një banorë tjetër i Ukrainës.

Takimi i paralajmëruar mes Trampit dhe Putinit ka nxitur qëndrim të liderëve ndërkombëtar. Aleatët evropianë mbeten në anën e Kievit, duke përçuar mesazh të qartë se: rruga e paqes nuk mund të shtrohet pa Ukrainën. Porosi të nëjtë ka ndarë edhe Komisioni Evropian. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)