Botë

Turqia kërkon ndihmë më të madhe për peshmegerët në Irak

18.05.2015 21:24

Turqia apelon deri te anëtarët e kolacionit ndërkombëtar për luftë kundër luftëtarëve nga grupi terrorist Shteti Islam

Turqia apelon deri te anëtarët e kolacionit ndërkombëtar për luftë kundër luftëtarëve nga grupi terrorist Shteti Islam e rrisë ndihmën për luftëtarët kurdë irakianë (peshmerg) deklaroi shefi i diplomacisë turke Mevlit Çavushollgu në konferencën për shtyp në Bruksel.

Ai theksoi se duhet të rritet edhe ndihma për Qeverinë irakiane dhe për peshmergët.

"Vendet anëtare të kolacionit pakusht e mbështesin Irakun, por kjo nuk është e mjaftueshme" theksoi Çavushollgu.

Ministri turk i Punëve të Jashtme theksoi edhe se po përkeqësohet situata në Siri.

"Situata në Siri po përkeqësohet. Regjimi i Bashar al Asadit u bë shkak për ngjarjet në Siri. Që të zgjidhet problemi, lidhur me terrorizimin në atë vend, duhet të veprojmë të harmonizuar, na nevojitet strategji gjithëpërfshirëse për arritje të rezultatit" thekson Çavushollgu./mia