Zelanda e Re shqyrton njohjen e shtetit palestinez
Zelanda e Re po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, ka deklaruar të hënën ministri i Jashtëm zelandez...

Zelanda e Re po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, ka deklaruar të hënën ministri i Jashtëm zelandez, Winston Peters, raporton Reuters.
Kabineti i kryeministrit Christopher Luxon do ta marrë një vendim zyrtar në shtator dhe qasjen e tij pritet ta paraqesë në Javën e Liderëve të Kombeve të Bashkuara, ka thënë kryediplomati zelandez.
Shumë shtete, përfshirë Australinë, Britaninë dhe Kanadanë, kanë bërë të ditur së fundmi vendimet për njohjen e një shteti palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Peters ka thënë se derisa partnerët më të ngushtë të Zelandës së Re kanë paralajmëruar njohjen e një shteti palestinez, Zelanda e Re ka politikë të jashtme të pavarur.
“Ne synojmë të peshojmë këtë çështje me kujdes dhe pastaj të veprojmë sipas parimeve, vlerave dhe interesit kombëtar të Zelandës së Re”, ka thënë Peters në një deklaratë të shkruar.
Qeveria zelandezë ka thënë se do të peshojë nëse është shënuar përparim drejt përmbushjes së kushteve që territoret palestinez të shndërrohen në shtet të qëndrueshëm dhe legjitim për njohje nga Zelanda e Re.
“Zelanda e Re ka qenë e qartë qe një kohë të gjatë se njohja jonë e një shteti palestinez është se kur e jo nëse do të njihet”, ka shtuar Peters.
