Botë
Kurti, Serbia kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës
11.08.2025 13:22
Serbia vazhdon me përpjekjet për të minuar sovranitetin dhe integritetin...

Serbia vazhdon me përpjekjet për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Serbia në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse po egërsohet nga dita në ditës luftën propagandistike.
“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare. Lufta propagandistike e Serbisë, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse po egërsohet nga dita në ditë, duke shpërndarë në mënyrë sistematike në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme kundër Republikës tonë”, u shprehkryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë betej prej shum milona eurosh të propagandës së Serbisë, Kosova nuk ka mundësi ta mbyllë hendekun financiarë, tha Kurti, duke shtuar se ajo që ka Kosova e nuk e ka Serbia, është kauza e drejtë dhe përkushtimi i pa lëkundëur për paqë dhe siguri në rajon dhe më gjër.
Këto komente Kurti i bëri në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, ku u theksua se Kosova ka forcuar pozicionin ndërkombëtar.
GYLTENE SINANI
