Maqedoni
Marrja e licencës së odës së stomatologëve, Denkovski: Nuk ka shkellje, do e dëshmojmë të kundërtën
11.08.2025 13:41
Goditje dhe vendim i gabuar i cili nuk duhej të ndodhte...

Kështu e analizon dhevlerëson, kryetari i odës së stomatologëve Marijan Denkovski vendimin e fundit të shëndetësisë Azir Aliu, ku ky i fundit vendosi t’ua heq përkohësisht licencën e kësaj ode.
Sipas Denkovskit, nuk është e vërtetë sejanë bërë parregullësi finansiare dhe shkellje në vazhdimin e licencave të stomatologëve dhe edukimin e tyre,dhe aq më tepër se ai si kryetarai ode nuk ka vepruar ndaj rekomandimeve të Komisionit Profesional.
Pavarësisht kësaj, shton Denkovski, nëse në të ardhmen në formë ligjore konstatohen parregullësitë për të cilën Aliu pretendon, është i gatëshëm të paballafaqohet me pasojat, mirëpo nëse ndodh e kundërta, atëherë anëtarët e kësaj ode do të kërkojnë falje publike.
“Aliu në press konferencën deklaroi se përkohësisht e merr licencën e odës së stomatologëve, mirëpo marrja e licencës në formë të “përkohëshme” nuk ekziston, sepse ligji nuk njeh këtë kategori. Ne vlerësojmë se gjithçka që është e arsyetuar në këtë vendim nuk është e vërtetë, pasi që posedojmë dokumente ku deshmojmë të kundërtën. Këtë që po procesohet tani ndaj nesh, është thjeshtë një parashtres prej dikujt, e pa bazuar”, u shpreh kryetari i odës së stomatologëve Marijan Denkovski.
Denkovski poashtu sqarpoi se në të kaluarën ministria e shëndetësisë ka kryer disa kontrolle te Oda e Stomatologëve, ku në asnjë raport më herët,nukjanë konstatuar parregullësi.
Këto raporte si dhe procedurat tjera të ngritura në Prokurorinë Themelore Publike, si dhe komunikimet e tjera zyrtare të Odës të shkëmbyera me institucionet tjera, Denkovski ua shpërnda gazetarëve si dëshmi dhe arsyetim për punën e tij ligjore me këtë odë.
Në ndëkohë duke u thirrur në disa dokumente, prova dhe raporte të komisionit profesional pranë Ministrisë së Shëndetësisë Aliu të shtunën mori vendim për t’ua heq licencën Odës së Stomatologëve për shkak të disa parregullësive të konstatuara me vazhdimin e licencës dhe dyshimit për keqpërdorime finansiare. Këtë vendim të Aliut, Denkovski zyrtarisht e pranoi disa minuta para fillimit të press konferencës së tij.
Ky hap tha Aliu kohë më parë tha se nuk është ndëshkim por fillim i reformave, dhe sipas tij vendim do të vlejë derisa të vendoset një sistem që funksionon ligjërisht, transparent dhe profesional.
REXHEP QAMILI
