Botë
Gazë, vriten 5 punonjës të All Jezaira
11.08.2025 14:00
Pesë gazetarë të Al Jazairas janë vrarë në një sulm izraelit në Gazë...

Në mesin e të vrarëve ishte edhe korrespondent i i njohur Anas al-Sharif, të cilin Izraeli e ka akuzuar si anëtar të Hamasit.Al Jazeera duke e dënuar sulmin ndaj gazetarëve të sajë tha se vrasja e stafit të tyre, ishte “një tjetër sulm i hapur dhe i paramenduar ndaj lirisë së shtypit”.
“Urdhri për të vrarë Anas Al Sharif, një nga gazetarët më të guximshëm të Gazës, dhe kolegët e tij, është një përpjekje e dëshpëruar për të heshtur zërat që ekspozojnë pushtimin dhe pushtimin e afërt të Gazës.Rrjeti Medial Al Jazeera i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjitha organizatave përkatëse të marrin masa vendimtare për të ndaluar këtë gjenocid të vazhdueshëm dhe për t’i dhënë fund shënjestrimit të qëllimshëm të gazetarëve”, thuhet në reagimin e Al Jazeera.
Por Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar dhe vrarë Anas Al Sharif, i cili pretendoi se udhëhiqte një celulë të Hamasit dhe ishte përfshirë në sulmet me raketa ndaj Izraelit.
Al Jazeera mohoi këto akuza dhe para se të vritej, Al Sharif kishte mohuar pretendimet e Izraelit se ai kishte lidhje me Hamasin.Al Sharif, 28 vjeç, ishte në grupin e katër gazetarëve të Al Jazeeras dhe një asistenti që u vranë gjatë sulmit në një tendë afër spitalit Shifa në Qytetin e Gazës, thanë zyrtarët në Gazë dhe media Al Jazeera.
Al Sharif më herët ka qenë pjesë e ekipit të Reutersit, i cili në vitin 2024 fitoi Çmimin Pulitzer në kategorinë e Fotografisë për Lajmet e Fundit, lidhur me mbulimin e luftës Izrael-Hamas.Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve dhe Al Jazeera dënuan vrasjet.
“Ky është një masakër e re e kryer nga okupatorët izraelitë ndaj shtypit palestinez. Ata shënjestruan ekipin e Al Jazeera-s së bashku me një grup kolegësh gazetarë që po kryenin punën e tyre profesionale. Kjo konfirmon se ekziston një shënjestrim i drejtpërdrejtë. Flasim për mbi 230 gazetarë, burra dhe gra, që janë vrarë që nga fillimi i agresionit ndaj Rripit të Gazës. Kërkojmë që bashkësia ndërkombëtar të sigurojë mbrojtje për gazetarët palestinezë”, u shpreh sekretari i Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë, Ahed Fervana.
OKB, plani për okupim të Gazës me pasoja katastrofike
Ndërkohë Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se plani i kryemisnitrit Izraelit për okupimin e plotë të Gazës do të ketë pasoja katastrofale, prandaj kanë thirrur seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit.
“Vendimi më i fundit i qeverisë së Izraelit rrezikon të hapë një kapitull tjetër të tmerrshëm në konflikt, me pasoja të mundshme përtej Izraelit dhe territoreve palestineze të pushtuara. Nëse këto plane zbatohen, ato ka gjasa të shkaktojnë edhe një katastrofë tjetër në Gaza, e cila do të përhapet në të gjithë rajonin dhe do të sjellë zhvendosje të detyruara, vrasje dhe shkatërrime të mëtejshme”, theksoi ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jenca.
Presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza kanë bërë edhe Franca, Kanadaja, Britania, Australia edhe Zelanda e Re, të cilat kanë paralajmëruar edhe njohjen e shtetit palestinez.
ABIBE QAILI
