Maqedoni
Ndryshimet në kodin zgjedhor, Mickovski: Jemi të gatshëm, nëse ka vullnet politik
11.08.2025 14:32
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrim ligjor të miratojë...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrim ligjor të miratojë udhëzime të reja zgjedhore pasi ato të vjetrat u nxorën nga fuqia, dhe kjo është përgjegjësi e vet KSHZ, tha Kryeministri Mickovski.
Sipas tij shfuqizimi i udhëzimeve të KSHZ-së nga viti 2024 për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e përcaktimit të noterëve në përputhje me Kodin Zgjedhor, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, nuk e prish procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale, porpoashtu thekësoi se koalicioni qeveritar është i gatshëm të miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që tashmë janë parashtruar në Kuvend, por janë bllokuar nga një parti opozitare.
“Me fjalë të tjera, nuk duan të miratohet ky Kod Zgjedhor. Por nëse ka vullnet politik, ne si koalicion qeverisës jemi absolutisht të gatshëm që nesër të vendoset kjo pikë në rend të ditës dhe të përfundojë kjo. Edhe pse do ta përsëris është harmonizuar nga ana e partive politike në Kuvend dhe disa muaj rri atje, dhe kur them është harmonizuar mes partive politike, flas për të gjitha partitë politike që janë në Kuvend, përveç njërës, që në moment të fundit u bë pishman. Sepse dëshiron që anëtari në Komisionin Zgjedhor nga radhët e tyre, të mund të vendos veto në vendimin e Komisionit dhe të Këshillit Komunal Zgjedhor. Kjo nuk është askund në botë, një gjë e tillë nuk ekziston”. Në këtë rast, vendimi i takon Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili ka një mekanizëm dhe mund ta përfshijë atë në rregulloren e tij”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Më këtë lë të nënkuptohet se listat e këshilltarëve të pavarur dhe kandidatët e kanë të pa definuar qështjen e nevojës për grumbullimin apo jo të nënshkrimeve. Numri një I Qeverisë poashtu foli edhe për rrugën euro-integruese të vendit, dhe u shpreh I gatshëm që të pres çfardolloj ndihme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të përshpejtimit të rrugës euro-integruese.
“SHBA është partneri ynë strategjik, SHBA është fuqia më e madhe botërore, dhe çfardolloj ndihme që do të vije nga ky vend, në drejtim të realizimit të qëllimit tonë të dytë strategjik, e ajo është integrimi I plotë në Bashkimin Europian është I mirseardhur,por kuptohet nën kushtet e njëjta. Dhe kjo nënkupton se punët duhet të jenë në një rrugë me drejtime të ndryshme, apo thjeshtë thënë, edhe ne kemi obligime, por edhe fqiu jonë ka përgjegjësi, dhe kur të gjitha këto obligime do të përmbushen, atëher mund të flasim për çfardolloj zgjidhje”, theksoi Mickovski.
Mickovski edhe njëher ka përsëritur se Integrimi i vendit në BE, nuk dëshiron që të realizohet me çdo kusht, por vetëm atëher kur popullit maqedonas do ti njihet indentiteti i tyre kombëtar, gjuhësor, historik.
FITIM KRYEZIU
