Takimi Trump-Putin me 15 gusht, a do të përfshihet në takim edhe Zelenski?

11.08.2025 16:51

Uashingtoni pret përparim konkret...

Uashingtoni pret përparim konkret në takimin e 15 gushtit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin që do të mbahet në Alaskë. Zëvendës presidenti amerikan, Xhej Di Venc, thotë se as Ukraina, as Rusia nuk do të jenë plotësisht të kënaqura me rezultatin e një zgjidhjeje për ti dhënë fund luftës.

Ai nuk e përjashton edhe mundësinë e një takimi trepalësh, përfshirë këtu edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Tani nuk do të ishte produktive; kryesorja është që Trumpi të jetë ai që do t’i bashkojë të dy. Jemi në proces të dakordësimit të kohës kur këta tre liderë mund të ulen dhe të bisedojnë për fundin e konfliktit. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje negociuese, por edhe rusët, edhe ukrainasit, me shumë gjasë, në fund të ditës do të jenë të pakënaqur” – tha Zv.Presidenti i SHBA-ve, Xhej Di Vens.

Por liderët evropianë insistojnë që takimi të jetë trepalësh. Sipas tyre, vendime për Ukrainën pa autoritetet ukrainase nuk mund të merren, e as diskutime për çështjet territoriale nuk mund të bëhen pa konsultime me BE-në dhe Ukrainën.

“Shpresojmë se presidenti Zelensky, do të jetë pjesë e këtij takimi. Nuk mundemi të pranojmë që çështjet teritoriale ndërmjet Rusisë dhe Ameriksë të diskutohen dhe zgjigjen mbi kokat e evropianëve dhe ukrainasve. Shpresoj se edhe qeveria amerikane e ndjen të njejtën, prandja kemi koordinim të ngushtë.” – deklaroi Kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kërkon që Putini të ulet në tryezë me Zelenskyn.

“Jam i bindur se presidenti Trump të premten dëshiron të sigurohet që Putini është serioz. Nëse vërtet është, atëherë ai duhet më pas të obligohet të ulet me Zelenskyn në tryezë. Nuk mund ta bëjë këtë përmes presidentit Trump”. – u shpreh Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Presidneti ukrainas Zelensky nga ana tjetër përjashton mundësinë që të pranojë shkëmbim territoresh si kusht për paqe. Ai poashtu thekson se Moska nuk dëshiron ti jap fund konfliktit, për çka dëshmon edhe sulmi mbi stacionin e autobusëve në Zaporozhia.

“Sulmi rus mbi Zaporozhian, ashtu si edhe mbi vendbanime të tjera në Ukrainë, tregon se Rusia nuk po ndërmerr hapa të vërtetë drejt paqes. Prandaj nevojiten sanksione dhe presion. Na duhet force, para së gjithash, forca e SHBA-së dhe Evropës. Nëse Rusia nuk dëshiron ta ndalë luftën, atëherë ne duhet të ndalim ekonominë e saj”. – theksoi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha se Ukraina po punonte me partnerët për të “afruar një paqe të vërtetë, paqe përmes fuqisë”, që sipas tij është “e vetmja lloj paqeje që mund të arrihet me Rusinë”. (Abibe Qaili, TVM2)