Tetovë, policia arreston tre persona të dyshuar lidhur me vrasjen e djeshme
11.08.2025 17:19
Policia në Tetovë ka arrestuar tre persona...

Policia në Tetovë ka arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me vrasjen e djeshme në Tetovë, ku i vdekur mbeti një 46-vjeçar, derisa katër të tjerë kishin mbetur të plagosur. Arrestimi ka ardhur pas bastisjes në shtëpitë e tyre familjare në fshatin Gajre.
“Lidhur me shkëmbimin e zjarrit të djeshëm me armë në Tetovë, ju njoftojmë se tre persona janë privuar nga liria. Gjatë kontrollit dhe bastisjeve në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, janë gjetur objekte me interes për hetimin. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e objekteve dhe personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.
