Kulturë
Rama: Të mbështesim Elhaiden
18.05.2015 22:09
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të mbështesin zërin e Shqipërisë në EuroSong, Elhaida Danin...

Në një status në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama ka hedhur këngën “I’m Alive” që Elhaida do të na përfaqësojë në EuroSong, ndërkohë të martën
do të jetë edhe nata e parë ku pjesëmarrësit do të ngjiten në skenë.
“http://t.co/GRFIxvfuVg @elhaidadani93, zëri i Shqipërisë që ka ndezur vigjiljen e EuroSong, le t’i japim gjithë mbështetjen tonë #ForcaElhaida”, shkruan
kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë, këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka bërë provën e saj të dytë gjenerale përpara se të ngjitet të martën në skenën e Eurosong Contest 2015.
Elhaida Dani, që do të këndojë në Eurovizion këtë të marte, e 14ta në radhë, ka shkëlqyer me notën e saj në provat e dyta.
