LSDM: Prokuroria të ngrejë aktakuzë ndaj Shefit të Policisë në Demir Hisar

11.08.2025 18:16

Para Prokurorisë Themelore Publike...

Para Prokurorisë Themelore Publike, LSDM kërkon hapjen e një procedure penale ndaj shefit të Departamentit Themelor të Punëve të Brendshme në Demir Hisar, Robert Martinoski, si dhe zgjerimin e hetimit për skandalin që përfshin keqpërdorimin e policisë për qëllime partiake në këtë qytet.

Sipas LSDM-së, ky rast konfirmon se VMRO-DPMNE nuk po kursehet nga përdorimi i mjeteve për të frikësuar qytetarët para zgjedhjeve.

“Vetë Ministria e Brendshme e ka pranuar fajin e tij dhe ka konfirmuar atë që LSDM e thoshte që nga dita e parë, se shefi ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Tani askush nuk ka të drejtë ta fshehë rastin. Nuk mjafton vetëm një procedurë disiplinore para kontrollit të brendshëm. Prokuroria Themelore Publike duhet të ngritë aktakuzë penale dhe të sigurojë ndjekjen penale të shefit para drejtësisë”. – tha Jovica Jankoviq nga rradhët e LSDM-së.

VMRO shkarkon Shefin e Policisë, por shmang përgjegjësinë për emërimin

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE krenohen për shkarkimin e shefit nga Demir Hisari. Ata pohojnë se ka marrë fund mbrojtja e individëve vetëm për shkak të lidhjeve të tyre me një apo tjetër parti politike dhe se tani, që janë në pushtet, morali dhe principet po zbatohen në praktikë në Maqedoni.

“Morali dhe parimet po zbatohen në praktikë. Nuk ka më mbrojtje të individëve sepse ata ishin të afërt me një, një tjetër ose një parti të tretë politike. Kundërvajtjet tani ndëshkohen dhe rastet nuk qëndrojnë në sirtarë. Shefi i Demir Hisarit, i cili u soll në mënyrë të papërshtatshme ndaj një personi tjetër, është shkarkuar tashmë dhe Ministria e Brendshme ka ngritur procedura disiplinore kundër tij. Kjo është një provë e qartë se qasja jonë është e ndershme dhe pa lëshime.” – tha Jovan Manasievski nga VMRO-DPMNE

Drejtësia do të jetë e kënaqur theksuan nga VMRO-DPMNE, ndërkohë LSDM kërkon nga Prokuroria Publike që të tregojë se ligji vlen për të gjithë dhe të vendosë një fund keqpërdorimeve të policsë. (Armend Murseli, TVM2)