Në Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc pritet rreth 30 minuta
Për shkak të frekuencës së rritur së automjeteve, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc...

Për shkak të frekuencës së rritur së automjeteve, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Siç njofton LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
