Basketboll

Kosova pranohet në FIBA

18.05.2015 22:14

Kosova është pranuar në FIBA...

Në mbledhjen e sotme të mbajtur në Maltë, Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës, ka votuar unanimisht ndryshimet në Statutin e FIBA­s, duke votuar kështu edhe për njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52­të.
 
“Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës që është duke u mbajtur në Maltë ka votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës në FIBA Evropë. Ashtu siç
edhe pritej, FIBA Evropa e ka zyrtarizuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si anëtaren e saj të 52­të, pasi FIBA e kishte pranuar Kosovën si anëtare në
muajin mars të këtij viti.”, thuhet në njoftimin e FBK­së, shkruan “botasot”.
 
Në Asamble morën pjesë edhe kryetari i FBK­së, Erolld Belegu, dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu.