Maqedoni

300 mijë euro investim në klinikën Urologjike, Shabani: Aplikojmë 2 medota të reja kirurgjike

12.08.2025 13:10

Prej sot klinika e Urologjisë është me një tjetër pamje moderne...

Prej sot klinika e Urologjisë është me një tjetër pamje moderne. Dhoma të pajisura me kondicionerë, reparte tërësisht të renovuara me televizorë të mençur dhe me kushte tejet bashkohore.
 
Kështu duket tani kjo klinikë, falë renovimit të fundit prej 300 mijë erorove të siguruara më herët për investim. Drejtori i kësaj klinike Bashkim Shabani tha se krahas këtij investimi, për herë të parë do të inkorporohen edhe dy metoda të reja kirurgjike, ku pacientët me sëmundje të ndryshme urologjike nuk do të dërgohen më në trajim dhe kurim jashtë vendit.
 
“Sot e prezantojmë renovimin e tërësishëm të klinikës urologjike, investim i cili kap vlerën rreth 300 mijë euro. Prej të cilave 100 mijë i kemi siguruar përmes donacioneve, 100 mijë nga buxheti i klinikës, dhe 100 mijë euro të tjera nga buxheti i shtetit. Njëherit kemi inkorporuar edhe dy metoda të reja kirugjike. Sfinter artificial urinar dhe inkorporimi i protezave penile ku jemi në fazën e inkorporimit edhe të një metode kirugjike ku ne praktikisht nuk do të kemi më nevojë të dërgojmë pacientët tanë në kurim jashtë vendit”, u shpreh drejtori i klinikës Urologjike-Shkup, Bashkim Shabani. 
 
Aliu: Kemi punësuar 20 të rinjë në urologji
 
Numri “një” i shëndetësisë Azir Aliu vlerëson se dalëngadalë klinikat e vendit tonë po shndërohen në klinika moderne, bashkëkohore, me pamje, kushte  dhe shërbime mjekësore evropiane dhe përbetohet se ky rritëm i investimeve do të vazhdojë edhe mëtutje. Përveç kësaj Aliu bëri të ditur se në klinkën e Urologjisë nuk kanë munguar as punësimet e reja.
 
“E dini se tani më për çdo ditë krijojmë protokole të cilat janë  shumë të ngjajshëm dhe kompatibile me protkolet evropiane, pra urojë që shumë shpejtë të kemi prezentime edhe të infrastrukurave tjera nëpër klinika. Qëllimi është që shëndetësia të jetë kompatibile, si në aspekt të kapaciteteve njerëzore, ashtu edhe në aspekt të infrastrukturës. Gjithashtu prej afër 2 javë kemi edhe 20 të punësuarë të rinj  të cilët prej par time, tani në full time, dhe urojmë që të risin kapacitetet e kësaj klinike”, theksoi numri “një” i shëndetësisë Azir Aliu.
 
Autoritet shëndetësore dhe drejtuesit e urologjisë tani do të fillojnë të renovojnë edhe qendrën e transplatimit, ku ata synojnë t’u sigurojnë pacientëve tanë trajtim dhe kurim bashkohorë konformë standardeve dhe protokoleve evropiane.
 
REXHEP QAMILI