Maqedoni
Tubimi i VMRO-DPMNE -së, Gruevski: Maqedonia nuk dorëzohet
18.05.2015 22:31
Nën moton "Maqedonia e fuqishme!", mijra qytetarë u mblodhën sonte para Kuvendit Republikan...

Nën moton "Maqedonia e fuqishme!", mijra qytetarë u mblodhën sonte para Kuvendit Republikan, në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe partive të koalicionit "Për një Maqedoni më të mirë”.
Tre muaj e gjysëm jemi nën një sulm të ashpër për të cilin heshtëm dhe pritëm që të kalojë.
Kjo që po ndosh është diktaturë e pakicës politike dhe imponim i një psikoze të rëndë, por mjaft ishte, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, duke shtuar se maqednia nuk është as Gruevski e as Zaevi por populli.
“Ky popull është përgjigja më e mirë për skenaristët që menduan se do të na gjunjëzojnë, do na e shpërlajnë trurin, do na gënjejnë me xhirime të prera e të montuara, ata sot e morën përgjigjen Maqedonia nuk dorëzohet ajo është e fortë”, deklaroi Gruevski
Zaev me naivitet besoi se ne do të largohemi për tre ditë kokëulur, por sot pas tre muaj e gjysëm, jemi tre-katër fish më shumë se ata dje tha kreu i VMRO-DPMNE-së.
“I them se nuk do të tërhiqemi, nuk ka dorëheqje, Maqedonia është e vendosur , Maqedonia po fiton përsëri, ne po fitojmë”, shtoi Gruevski.
VMRO-DPMNE do të luftojë për një Maqedoni të zhvilluar ekonomikisht, stabile dhe të fuqishme dhe nuk do të lejojë për shkak të asnjë interesi partiak ose personal shteti të futet në drejtim, i cili është në dëm të çdo qytetari të Maqedonisë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së , Nikolla Gruevski.
BESIM ABDULLAI
