Maqedoni
Matura shtetërore, sot provimet e para të afatit të gushtit
12.08.2025 14:45
Maturantët që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në afatin e qershorit...

Maturantët që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në afatin e qershorit, sot iu nënshtruan provimit të parë të detyrueshëm ekstern në gjuhën amtare dhe letërsi. Ky provim u zhvillua në gjuhën shqipe, maqedonishte, turke dhe serbe.
Provimi i dytë, zgjedhor ekstern, do të mbahet më 14 gusht dhe përfshiu njërën nga lëndët e maturës shtetërore: matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, filozofi ose estetikë.
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimëve, gjithsej 1.118 nxënës u paraqitën për afatin e gushtit. Nga këta, 352 dhanë provimin e gjuhës maqedonase, 225 të gjuhës shqipe dhe nëntë të gjuhës turke. Në provimin e 14 gushtit, 779 nxënës do te testohen në gjuhën angleze, një në gjuhën frënge, dy në gjuhën gjermane, 27 në matematikë dhe një në estetikë.
Sipas profileve arsimore, 265 kandidatë i përkisnin gjimnazeve, 835 arsimit të mesëm profesional dhe 18 arsimit të mesëm artistik.
ABIBE QAILI
