Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, Ministria e Drejtësisë do të dëgjojë ekspertët ligjorë
12.08.2025 16:03
Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë...

Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë do të takohen me disa nga ekspertët ligjorë, të cilët pretendojnë se KSHZ-së nuk mundet të rregullojë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje me udhëzim. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha se pas takimit do të ndërmerren hapa përkatës, të cilët duhet të jenë konformë ligjit.
"Ministria e Drejtësisë do të ketë takim me disa nga ata ekspertë, presim të shohim se çfarë mendojnë dhe të ndërmarrin një hap të tillë, përndryshe sigurisht që do të veprohet sipas ligjit. Nuk do të veprohet jashtë ligjit.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
