Lufta Rusi-Ukrainë në tryezë, Tramp: Bisedimet në Alaska të natyrës fillestare

12.08.2025 17:26

Presidenti amerikan, Donald Tramp...

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka thënë se bisedimet në Alaskë do të jenë të natyrës fillestare, dhe kanë për qëllim të bindin presidentin rus, Vlladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, me “disa shkëmbime territoresh”.

Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vetë. Ai thotë se do ta dijë në dy minutat e para nëse një marrëveshje me udhëheqësin e Kremlinit është e mundur.

Qëllimi përfundimtar i Trumpit është që Putini dhe Zelenski të ulen në tryezë, të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe t'i japin fund luftës në Ukrainë, pothuajse me siguri me një lloj shkëmbimi territori midis tyre.      

“Do të takohem me Putinin dhe do të shohim se çfarë ka në mendje. Nuk do të bëj një marrëveshje. Nuk varet nga unë të bëj një marrëveshje. Një marrëveshje duhet të arrihet nga të dyja palët. Në fund, do t'i vendos të dy në të njëjtën dhomë dhe do të zgjidhet.” – tha Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Zelensky dhe BE dëshirojnë përfshirje në bisedime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se Vlladimir Putin synon ta paraqesë takimin me Donald Trump si fitoren e tij personale, ndërsa nuk jep shenja se po përgatitet për paqe.

“Nuk ka indikacione se rusët kanë marrë sinjale për t'u përgatitur për një situatë pas luftës. Përkundrazi, ata po ripozicionojnë trupat e tyre dhe sugjerojnë përgatitje për ofensiva të reja. Nëse dikush po përgatitet për paqe, kjo nuk është ajo që po bën Rusia.” – tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ministrat e jashtëm evropianë kanë mbështetur takimin e 15 Gushtit në Alaska, por kërkojnë që Ukraina dhe Evropa të jenë në tryezën e negociatave.

“Është e rëndësishme që asgjë të mos kalojë pa Ukrainën dhe pa Evropën, sepse kjo ka të bëjë me sigurinë evropiane dhe asgjë nuk mund të bihet dakord pas shpinës tonë. Çdo marrëveshje duhet të pranohet nga Ukraina dhe Evropa. Nëse ata nuk përfshihen, kjo nuk do të jetë mirë për Amerikën dhe besueshmërinë e tyre, ose nëse ata bien dakord për diçka që nuk mund ta garantojnë se do të përmbushet. Përmbushja mund të garantohet vetëm nëse Ukraina pranon këtë marrëveshje.” – tha  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Brukseli poashtu njoftoi një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës. (Gyltene Sinani, TVM2)