Maqedoni
Shënim i Ditës botërore të mjekëve familjarë
19.05.2015 09:12
"Mjek familjar - për shëndet familjar" është sllogani me të cilin shoqata e mjekëve për mjekësi të përgjithshme...

"Mjek familjar - për shëndet familjar" është sllogani me të cilin shoqata e mjekëve për mjekësi të përgjithshme - familjare e RM-së do ta shënojë Ditën botërore të mjekëve familjarë.
Para Shtëpisë përmendore të Nënës Terezë në rrugën "Maqedonia" mjekë për mjekësi të përgjithshme - familjare së bashku me studentë nga Fakulteti mjekësor në Shkup qytetarëve do t'u masin presionin e gjakut, holesterolin dhe trigliceridet në gjak. Matjet do të përcillen me rekomandime adekuate dhe këshilla mjekësore.
Këtë vit Dita botërore e mjekëve familjarë, shënohet për herë të dytë, por për herë të parë si karvan në pesë qytete nëpër Maqedoni./mia
