Maqedoni

Licencimi i edukatorëve, Limani: Procesi është zhbllokuar

13.08.2025 13:11

Është zhbllokuar procesi i dhënies së provimeve profesionale...

Është zhbllokuar procesi i dhënies së provimeve profesionale për marrjen e licencave të punës për edukatorë, mësues, profesionistë, bashkëpunëtorë dhe drejtorë bëri të ditur Ministri I Punës dhe Politikës Sociale Fatmir Limani. Limani thekson se për herë të parë  provimi profesional do të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. 
 
“Licenca për punën për edukatorë për kujdesarët për puntorët profesionistë, bashkëpunëtorë dhe drejtorët është parakusht i demosdosshëm për punësimet në çerdhe. Për shkak të mosfunksionimit të sistemit elektronik për provim, një numër i madh i kandidatëve nuk kishin mundsi të hynë në provim,  gjëra që shkaktojnë ngecje pikërisht në një periudhë  kur ne kishim më së shumti nevojë për këtë kuadër nëpër çerdhet në mbarë  vendin tonë. Për të krijuar ktë situate dhe per ta tejkaluar në të njëjtën kohë inicuam  ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, që mundson provimi profesional të realizohet  në formë te shkruar si zgjidhje e përkoshme deri më 1 janar 2026. Dhe pas këtij afati procesi i licencimit do te vazhdojë në mënyrë  elektronike”, u shpreh ministri i Punës dhe Politikës Sociale Fatmir Limani.
 
Limani informoi se rreth 350 persona do ta japin provimin, dhe deri në fund të këtij muaji edhe 350 kandidatë të tjerë do të kenë mundësinë ta përfundojnë këtë proces dhe të marrin  licencë për punë. 
 
“Sot provimit do ti nënshtrohen rreth 350 persona, ndërkohë që deri në fund të ktij muaji edhe 350 kandidatë të tjerë do të kenë mundësinë ta përfundojnë këtë proces të rëndësishëm dhe të paisen me licencën përkatëse për punë. Dua të theksoj se të gjitha kërkesat e pranuara për marrjen e licencës po shqyrtohen në mënyrë të detajuar dhe çdo aplikues do të kontaktohet nga ana e komisionit”, theksoi Limani.
 
Limani shtoi se Ministria mbetet e përkushtuar për krijimin e një sistemi të drejtë, gjithëpërfshirës dhe efikas të mbrojtjes së fëmijëve, duke theksuar se ndryshimet ligjore mbështesin profesionistët e rinj dhe kontribojnë në të ardhmen e gjeneratave më të reja.
 
ABIBE QAILI