Botë

Zjarret në Kosovë: 9 vatra aktive, 23 arrestime për zjarrvënie

13.08.2025 13:49

Javën e fundit në Kosovë janë raportuar 633 zjarre...

Javën e fundit në Kosovë janë raportuar 633 zjarre, ndërsa aktualisht janë nëntë vatra aktive, bën të ditur Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.
 
Drejtori i kësaj agjencie Genc Metaj, tha se në zjarret e ditëve të fundit është vënë  në pikpyetje seriozisht jeta dhe prona e qytetarëve, por shumica e zjarreve janë lokalizuar falë angazhimit të institucioneve, përfshi ndihmën e KFOR-it.
 
“Gjendja aktuale në vend është stabile, por e brishtë për shkak të temperaturave, thatësive dhe zjarrvënieve të qëllimshme që po vazhdojnë të krijojnë vështërsi në operacionet e zjarrfikjes dhe strukturave të sugurisë”, u shpreh drejtori i AME-së, Genc Metaj. 
 
Ndërsa, Drejtori i Divizioni të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, bëri të ditur se janë arrestuar 23 persona si dhe janë trajtuar 193 raste që lidhen me zjarrvënie. 
 
“Policia e Kosoves deri me sot ka arretuar  23 persona,poashtu ne kuader te ketyre rasteve bazuar ne kodin penal ka iniciuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut te perghithshëm dhe me nenin qe ka të beje me zjarrvenie. Apelojmë te gjithe qytetaret qe te kene kujdes  me te madh edhe kete pjesë te muajit qe te kem sa me pak zjarre por edhe ti parandalojmë  bashkarisht ,qe te kem siguri sa me shumë  për te gjithe”, theksoi drejtori i policisë së  komunikacionit Jeton Rexhepi.
 
Nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave dhe policia e Kosovës theksuan se aktualisht ndalohen të gjitha format e zjarreve në ambiente të hapura dhe çdo neglizhencë do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojnë  dënime ligjore.
 
GYLTENE SINANI