Botë
Gaza, Egjipti propozon armëpushim, Netanjahu refuzon
13.08.2025 14:08
Autoritetet egjiptiane në një përpjekje të re për të arritur një marrëveshje...
Autoritetet egjiptiane në një përpjekje të re për të arritur një marrëveshje për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Ato propozojnë që të dyja palët të kthehen te propozimi fillestar për një armëpushim 60-ditor në këmbim të lirimit të një pjese të pengjeve, me qëllim përfundimtar arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimin e luftës.
“Përpjekjet tona për ndërmjetësim vazhdojnë. Jemi në bisedime si me Hamasin, ashtu edhe me izraelitët. Qëllimi është të ecet përpara. Ne jemi kategorikisht kundër zgjerimit të ndërhyrjes ushtarake në Gaza”, u shpreh ministri i jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelaty.
Kryeministri izraelit Netanyahu e refuzon mundësinë për një armëpushim të përkohshëm. Ai thotë se është i përqendruar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t’i lironte të gjithë pengjet njëherësh, dhe jo me faza.
“Bëmë çdo përpjekje, kaluam nëpër shumë diskutime, por rezultoi se ata vetëm na mashtronin. Prandaj nuk ka më bisedime për këtë çështje. Kam vendosur pesë kushte për përfundimin e luftës – çarmatimi i Hamasit, demilitarizimi i Gazës dhe çështje të tjera. Sigurisht, pjesë e diskutimit është edhe lirimi i të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, kjo është e padiskutueshme”, theksoi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Ndërkohë të paktën 123 palestinezë, përfshirë 21 persona që kërkonin ndihma, janë vrarë dhe 437 janë plagosur nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën brenda 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës.
Në të njëjtën periudhë, sipas kësaj ministrie të paktën tetë persona, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur nga uria në territor, duke e çuar numrin total të vdekjeve të lidhura me urinë në 235, përfshirë 106 fëmijë.
ERSAN PAJZITI
