Botë

Dempsey: Humbja e Ramadit, kthim prapa për Irakun

19.05.2015 09:19

Suksesi i Shtetit Islamik në qytetin irakian, Ramadi paraqet një kthim prapa për forcat irakiane të sigurisë...

Suksesi i Shtetit Islamik në qytetin irakian, Ramadi paraqet një kthim prapa për forcat irakiane të sigurisë, ka thënë shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, mbrëmë vonë. 
 
Dempsey ka thënë se kjo është për të ardhur keq, por nuk është gjë e pazakonshme në raste lufte. 
 
"Tani kërkohet shumë përpjekje për të rikthyer qytetin”, citohet të ketë thënë gjenerali, Dempsey, në një komunikatë. 
 
"Ne do të vazhdojmë të përkrahim forcat e sigurisë së Irakut me sulme ajrore, trajnime dhe pajisje. Reduktimin e tensioneve sektare dhe përgatitja për rindërtim do të vazhdojë të mbetët sfidë për qeverinë në Irak”, citohet më tej në komunikatë, Dempsey.