Botë
Tramp e Putin takohen në Alaskë, shpresë për mbarimin e luftës në Ukrainë
13.08.2025 15:05
Qyteti më i madh në Alaskë, Anhoragj do të presë samitin e liderëve botërorë...

Qyteti më i madh në Alaskë, Anhoragj do të presë samitin e liderëve botërorë nga SHBA dhe Rusia, njoftoi shtëpia e bardhë duke shtuar se administrata aktuale amerikane ka ndërmarrë të gjitha masat për arritjen e paqës në Ukrainë përmes diplomacisë.
“Të premten në mëngjes, Presidenti Trump do të udhëtojë nëpër drejt Alaskës , për një takim dypalësh me Presidentin rus Putin. Lufta brutale mes Rusisë dhe Ukrainës shpërtheu nën udhëheqjen e paaftë të Xho Bajden. Por Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet ta përfundojë këtë lufte dhe ti ndalojë vrasjet”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolin Levitt.
Para samitit historik, liderët evropianë mbajtën një takim virtual me Zelenskin dhe Trumpin. Ata mbeten të përkushtuar për mbështetjen e Kievit dhe ruajtjen e presionit ndaj Rusisë. Qendrimi është i njohur se Ukraina dhe Evropa duhet të jenë në tryezën e negociatave.
“BE-ja është jashtëzakonisht aktive në të gjitha frontet për të mbështetur Ukrainën dhe për ta vendosur atë në një pozitë të fuqishme”, theksoi zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ariana Podesta.
“Nuk do të jemi në gjendje të hyjmë në detaje, pasi negociatat janë padyshim konfidenciale. Por elementi kyç dhe thelbësor mbetet presioni ynë ndaj Rusisë po funksionon”, u shpreh zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hiper.
Para takimit virtual, Zelensky propozoi një plan paqeje me tre pika së pari një armëpushim, pastaj negociata të ndërmjetësuara nga SHBA dhe së fundmi garanca të qarta sigurie. Ai ishte i vendosur të mos e lëshonte Donbasin.
“Nuk mund ta bëjmë këtë. Të gjithë harrojnë një fakt të thjeshtë, territoret tona janë të pushtuara përkohësisht”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelenski.
Ndërkohë, Putini bisedoi në telefon me udhëheqsin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke ndarë informacion në lidhje me takimin e ardhshëm me Trump dhe forcimin e lidhjeve dhe përpjekjeve ushtarake kundër Ukrainës.
Në front luftimet vazhdojnë të ashpërsohen. Mediat raportojnë për një deportim të papritur rus në lindje të Ukrainës .Si Kievi ashtu edhe Moska raportojnë dronë të rrëzuar nga të dyja palët.
ABIBE QAILI
